Viti 2024 mund ta gjejë Getinjon të fejuar!

Lajme

Getinjo ka qenë padiskutim një personazh mjaft i komentuar për jetën e tij personale, kryesisht për shkak të romancës me Vivien dhe më pas ndarjes së zhurmshme mes tyre.

Si Getinjo ashtu edhe Viven e kanë lënë pas cdo gjë dhe secili prej tyre vazhdon të shijojë jetën larg njëri-tjetrit.

Mesa duket Getinjo është gati të fillojë një lidhje të re pasi përmes një postimi të bërë në profilin e tij në “Tik Tok”, është gëzuar në momentin që një prej filtrave të këtij aplikacioni, ka parashikuar se gjatë vitit 2024 reperi do të fejohet.

Ndërkohë që aplikacioni e parashikon se do fejohet, reperi shprehet: “Hajde more Zot, inshallah”.

Vivien, ish e dashura e reperit, rrefeu në një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku zbuloi se arsyeja e ndarjes së saj nga partneri ishte varësia e tij nga bixhozi.

Në atë kohë, Vivien tregoi gjithashtu ajo dhe familja e tij kanë bërë të pamundurën për ta ndihmuar që ai të heqë dorë nga ky ves, duke shtuar se edhe vet ai është i vetëdijshëm për këtë gabim.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, Getinjo ka treguar se ka hequr dorë nga kumari, pasi sipas tij ia ka nxjerrë fundin

Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse jam kam nxjerr fundin”, shprehet Getinjo.

Ai gjithashtu në një virtuale në rrjetin social “TikTok” është shprehur se është më mirë të kaloj kohë në rrjetet sociale sesa të shkoj të merrem me bixhoz.