“Lshoja re noce”, projekti i veçantë i Skerdit

Lajme

Artisti i njohur shqiptar, Skerdi, ka prezantuar disa ditë më parë projektin e ri muzikor. “Lshoja re noce” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe me një videoklip mjaft interesant.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet këngëtari me ‘beat’ nga Aspekt, i cili është përkujdesur gjithashtu edhe për miksimin e masterizimin me video nga Play Play.

Të plotë tashmë videon mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të reperit por edhe në Melody TV. Ky projekt ka rezultuar tepër i suksesshëm që në momentet e para të publikimit.

Skerdi ndërkohë i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.