On

Rreth Nesh

Melody TV, shtëpia më e madhe e muzikës Shqiptare, kanali mëgjithëpërfshirës muzikor, pjesë e TOP MEDIA GROUP.

Melody TV prezanton hitet më të reja të artistëve shqiptarë, ri-krijime të muzikës folklorike, trendet e momentit duke përfshirë kështu të gjitha llojet e grupmoshave për të ndjekur dhe pëlqyer këtë stacion televiziv.

Jo vetëm muzikë por edhe programet hit të kulturës, traditës dhe turizmit Shqiptar.

Melody TV ka për qëllim të promovojë vlerat artistike, muzikore, kulturore e turistike të kombit shqiptar, Brenda dhe jashte atdheut në një transmetim 24 ore ne 24.

Logo e Melody TV është një stilizim i simbolit të shqiponjës së flamurit kombëtar Shqipëtar.  Ajo është konceptuar  në tre elemente grafike, që ilustrojnë gjysmën e shqiponjës së flamurit.  Elementi në krye të logos, vizualizon kokën e shqiponjës, që pasohet nga dy elementet e tjera, të cilat vizualizojnë krahët e shqiponjës. Emri i kanalit televiziv MELODY, është huazuar nga një term muzikor, i cili shërben edhe si përçues i qartë i përmbatjes muzikore, që do të ketë vet televizioni.

Melody TV krijuar prej vitit 2008 është identifikuar me logot e mëposhtme;

           

Muzika , Rubrikat në promovim të kulturës dhe muzikës tradicionale , Programe muzikore.

Melody TV me një standart të ri, ka rritur nivelin e programacionit duke bërë pjesë të tij këngëtarëët më të mirë të momentit dhe artistë të suksesshëm ndër vite.

Me zhvillimin e këtij kanali dhe rritjen e standartit të tij, ekspertë të medias me një eksperiencë disa vjecaçe punojnë çdo ditë drejt kreativitetit e marketimit të komunikimit për lancimin në treg të artistëve e për të shndërruar këngët e tyre në hite.

 

 

Kontakt:

e-mail: [email protected]

Tel: +355 69 70 86 286