Blerina Braka përlot me dedikimin e saj për babain e ndjerë në projektin më të ri muzikor

Lajme

Blerina Braka është padiskutim një ndër këngëtaret mjaft të dashura të muzikës shqiptare. Artistja vijon të jetë tepër aktive në tregun muzikro shqiptar, duke sjellë projekte të njëpasnjëshme muzikore.

Së fundmi Blerina ka sjell një projekt që është mjaft i vecantë për të dhe bëhet fjalë për këngën me titull “Babi im”, të cilin artistja ia ka dedikuar babait të ndjerë.

Në një postim të bërë në profilin e saj të Instagramit, Braka ka treguar se kanë kaluar tre vite që nga ndarja nga jeta e babait të saj.

“Sot u bënë tre vite pa ty “Babi im”. Sa ty dua të bëj edhe unë, e jo më shumë. Fëmijët e mi si unë të jenë fatlum. Faleminderit babi im. Faleminderit që unë jam bija jote.