Surprizon Fifi: Tashmë jam një nënë me ….

Lajme

Ky vit duhet thënë me bindje që është tepër i suksesshëm për këngëtaren e njohur, Fifi, sa i përket karrierës së saj. Artistja e njohur ka qenë tepër e angazhuar me koncerte të shumta si brenda por edhe jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu pjesëmarrja e saj në “Dancing with the Stars” ka qenë tepër intensive por një eksperiencë që rezultoi tepër e suksesshme për artisten.

Së fundmi, Fifi ka vendosur që t’i bëjë një dhuratë luksoze vetes dhe bëhet fjalë për një makinë të tipit ‘Porsche Cayenne Coupe’ viti 2024, që kap vlerën e mijëra eurove.

Këngëtarja ka për një postim në profilin e saj të Instagramit, ku shihet teksa pozon përpara makinës të sapo blerë, duke marrë celësat e saj.

“Tani jam një nënë me “Porche””, ka shkruar Fifi bashkangjitur postimit të saj.