Të suksesshëm dhe me super yje në krahë. Ja cilët janë 10 reperët shqiptar të lidhur me bukuroshet shqiptare.

Lajme

Të jesh një artist i njohur dhe i adhuruar nga fansat përveç suksesit dhe përfitimeve financiare, mesa duket ka edhe benefite të tjera, siç janë vajzat e bukura.

Xing.al ka publikuar një listë me 10 reperë të njohur shqiptar të cilët kanë partneret e tyre që radhiten ndër vajzat më të bukura shqiptare.

Fero me Arbenitën: Ata e deklaruan lidhjen e tyre një vit më parë dhe që atëherë kanë qënë në shënjestër të medias rozë. Arbenita është modele dhe jeton në Londër.

Stresi me Kejsin: Lidhja e tyre ka qënë e mbushur me lajme për lajme dhe ribashkime. Çifti ishte i ndarë verën e kaluar dhe më pas u ribashkuan. Aktualisht janë ndarë sërish dhe Kesji jeton dhe studion në SHBA.

Gjiko me Elitën: Dashuri me shikim të parë gjatë emisionit ku moderatorja shumë simpatike e intervistoi, ai e vendosi se ajo do të ishte bashkshortja e tij dhe ashtu ndodhi. Çifti sot është i martuar dhe kanë një djalë.

Getoari me Marinën: Një ndër çiftet më të përfolura për stilin luksos të jetës dhe postimet në rrjetet sociale. Ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë dhe publiku mezi pret lajmin për një shtatëzani të Marinës.

Seven me Lorenën: Çifti ka qënë bashkë në periudhën 2016-2018. Lorena është modele shumë e njohur në SHBA dhe lidhja e tyre është komentuar shumë në media.

Majk me Majlindën: Historia tyre është komentuar shumë në portalet e medias rozë edhe pse nuk zgjati shumë. Majlinda u bë shumë e famshme pikërisht prej lidhjes me Majk. Ata nuk janë bashkë por kanë një fëmijë sëbashku.

Ledri me Sarën: Një nga çiftet më të komentuar në muajt e fundit ku edhe deklaruan se janë bashkë. Sara është bërë shumë e famshme gjatë kësaj periudhe dhe aktualisht është kthyer në një blogere online.

Gent Fatali me Rozafën: Ajo është motra e Loredanës dhe gjithashtu një yll i vërtet. Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut pas lidhjes me Gentin, i cili edhe pse nuk e pranonte në fillim, tani nuk nguron të postojë foto me të në krahë.

S4MM me Filisin: Saimiri i njohur për publikun me emrin S4MM është i fejuar me vajzën shumë simpatike Filis, që jeton në Zvicër.

Skerdi me Vesën: Ajo është gazetare dhe shumë kinge. Çifti është i fejuar dhe pak kohë më parë u bënë prindër për herë të parë.