Harrojeni Tunën romantike, ja si do ta shohim tani…

Lajme

Pas rikthimit shumë të suksesshëm pothuajse 8 muaj më parë me një album i cili u prit shumë mirë nga publiku dhe pati gjithashtu vlerësime shumë poztive nga kritikët e muzikës, Tuna vjen sërisht me një projekt të ri dhe sërisht Ndryshe…

Ajo ka vendosur që me këtë projekt ti përshtatet më shumë kërkesave të tregut, duke ardhur më komerciale në këngën e saj më të re, e cila mban titullin “Amoni”. Edhe këtë herë ajo ka qënë besnike e bashkëpuntorëve të saj, artistin Armend Rexhepagiqi për muzikën dhe Aida Baraku për tekstin.

Me plot energji Tuna vjen me këtë projekt të ri i cili ka marrë jo vetëm komente pozitive por gjithashtu nga sugjerimet e shumta është renditur deri më tani në vendin e 78-të në listën me 100 këngët më të bukura të muzikës moderne shqiptare.