Dritan Jashari sjell sot në "Top 5" këngë kushtuar Odës Dibrane, Kalasë së Dodës, Kosovës, Korabit dhe Milazim Marku

Dritan Jashari sjell sot në “Top 5” këngë kushtuar Odës Dibrane, Kalasë së Dodës, Kosovës, Korabit dhe Milazim Marku

Lajme

Ditën e sotme kemi vendosur të sjellim tek ju disa përzgjedhje muzikore të kënduara me shumë patriotizëm dhe është pikërisht Dritan Jashari, këngëtari i tyre.

Një artsit që numëron shumë projekte muzikore në karrierën e tij por duke qënë e pamundur të bëhet i gjithë prezantimi i tyre, ne jemi përpjekur të sjellim tek ju disa prej këngëve më të bukura nga ai.

5. “Ti ke lind per mu” është një këngë e Dritan Jasharit e publikuar rreth 4 vite më parë, një nga të paktat këngë të artistit dedikuar dashurisë

4. Në vendin e 4-t është “Oda Dibra”, një nga odat më madhëshore në Shqipëri dhe që identifikon Dibrën. Kjo këngë është publikuar në Janar të vitit 2015-të.

3. E publikuar rreth 7 vite më parë, “Dibra dhe Kosova” është një tjetër këngë e kënduar me profesionalizëm nga Dritan Jashari.

2. “Kenge per Milazim Markun” është prurja më e re muzikre e Dritan Jasharit, e publikuar rreth një javë më parë. Artisti ka vendosur që në këtë projekt të bëjë një dedikim për dëshmorin e atdheut, Milazim Marku.

1. “Fluturo shqipja mbi Korab” është një ndër këngët më të njohura të Dritan Jasharit. Edhe pse është publikuar rreth 7 vite më parë, ajo vazhdon ende ta identifikojë Dritanin.

Transmetimi i plotë i këngëve është sonte në orën 20:00 në Melody TV