7 vite pa Ergi Dinin, Barbana bën dedikimin prekës: Brenga më e madhe e jetës sime…

Lajme

21 nëntori i vitit 2016-të ka qënë padiskutim tepër i trishtë, jo vetëm për familjen e Ergi Dinit por gjithshtu për artin shqiptar pasi humbi një artistë të vërtetë.

Ergi Dini ishte vetëm 21-vjeç, kur ndërroi jetë në një aksident të rëndë automobilistik së bashku me një mikun e tij.

Dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Barbana Dini, motra e të ndjerit, ka bërë një postim në ditën që përkon me 7-vjetorin e ndarjes nga jetë të Ergit, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që ka për vëllain e saj.

Sot, 7 vite pa ty. Sa më mungon, vetëm Zoti e di. Asgjë nuk ka ndryshuar, jam këtu e mbushur me dhimbjen e ikjes tënde dhe shumë mall që vetëm shtohet. Të dua përjetësisht unë dhe mbesa jote Ergola, e cila erdhi në këtë vit si bekim për të mbajtur emrin tënd… Sa keq që nuk e njohe dhe nuk të njohu fizikisht, do të jetë një nga brengat më të mëdha të jetës sime daja Ergi”, ka shkruar Barbana bashkangjitur një fotografie ku shfaqet vëllai i saj.

Ergi për publikun u bë më i njohur që nga paraqitja në spektaklin “X Factor”, nga i cili arriti të shpallej fitues në sezonin e tretë të vitit 2014. I ndjeri ka lënë pas projekte muzikore shumë të suksesshme përfshirë: “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine” etj.

Kujtojmë që në muajin shtator të këtij viti, Barbana zbuloi lajmin e bukur se uu bë nëna e një vajze. Këngëtarja dhe partneri i saj i kanë vendosur një emër shumë të veçantë, Ergola Ergi Parubi, në kujtim të vëllait të saj të ndjerë këngëtarit, Ergi Dini.