5 këngët më të bukura të Endrit dhe Stefit

Lajme

Ata janë një dyshe e pandashme, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Bëhet fjalë për dy vëllezirit korcarë, Endri dhe Stefi Prifti.

Sot në “Top 5” kemi përzgjedhur disa prej këngëve më të dashura të publikut, të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Lulet në dritare” është një këngë të cilën dy vëllezërit e kanë risjellë rreth 9 vite më parë.

“Kacurrelja” është gjithashtu një këngë mjaft e njohur por që Endri dhe Stefi e sollën në një version mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar.

“U dogja mrekullisht” është një bashkëpunim i Endrit dhe Stefit me grupin Burn, i publikuar rreth 10 vite më parë.

“Sa e shtrenjte eshte dashuria” është një ndër projektet më romantike të dyshes së suksesshme, e publikuar rreth 7 vite më parë.

“Bej qejfin tamam” është një ndër prodhimet më të reja të dyshes së artistëve, e publikuar rreth dy vite më parë

Transmetimi i “Top 5” sot në orën 20:00 në Melody TV