“3 From 1” sjell tre këngët e Hip Hop-it shqiptar

Lajme

Rubrika re “3 From 1” sjell në vëmendje disa prej këngëve që i përkasin hip hip-it shqiptar, nga artistët e skenës shqiptare.

Ndërkohë që numërohën shumë projekte që i përkasin kësaj rrymë në Shqipëri, ne kemi bërë një përzgjedhje dhe shpresojmë t’ju pëlqejë.

Stresi & MRK & Anxhelo Koci – Two Shots: “Two Shots” është një bashkëpunim i sjellë nga Stresi dhe Anxhelo Koci në bashkëpunim me MKR. Pavarësisht se së fundmi nuk kanë publikuar ndonjë projekt muzikor, “Two Shots” është projekti i 4-t qe Stresi dhe Anxhelo Koci kanë punuar bashkë, i publikuar në gusht të vitit 2019-të.

Kissrage – Homie$: Kissrage është një artist i ri në hip hop-in shqiptar por që premton shumë. Ai ka vetëm pak kohë që ka bërë debutimin e tij në muzikë dhe është pikërisht kënga “Homie”.

DENNY NJETO & TIRONCi – PARANOJA: Denny Njeto dhe Trionci janë një dyshe që gjithashtu po pëlqehen mjaft nga publiku shqiptar. Kënga e tyre “Paranoja”, e cila i përket rrymës hip hop, është publikuar në korrik të këtij viti dhe brenda një periudhë të shkurtër kohore ka arritur të shndërrohe në një ndër këngët më të preferuara në hop hop-in shqiptar.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në Melody TV në orën 20:00