“3 from 1” me këngët shqip më të famshme ndërkombëtarisht.

Lajme

Ju ka rastisur që të jeni jashtë Shqipërisë në një bar apo qendër tregtare dhe në sfond të dëgjoni muzikë shqip dhe ngeleni të habitur…

Në vendin tonë dëgjojmë muzikë të huaj në çdo ambient dhe nuk na bën përshtypje më kjo gjë, por kur jemi në shtet të huaj dhe dëgjojmë muzikë shqip në ambiente publike dhe shohim njërëz që i këndojnë, natyrisht që të bën përshtypje, edhe pak krenar pse jo.

Sot në “3 from 1”, do të sjellim në vëmendje 3 këngë, të clat jo vetëm kanë pushtuar tregun muzikor në Shqipëri por edhe jashtë saj. Ato kanë miliona klikime e mijëra komente në Youtube.

Silva Gunbardhi me bashkëpunimin e saj me Mandin dhe Dafin në këngën “Të ka lali shpirt” ka bërë xhiron e globit.

Me 540 Milion klikime e dhjetra mijëra klikime kjo këngë e publikuar në 2013 jo vetëm u bë shumë e famshme por vazhdon të jetë një ndër këngët më të kërcyera.

Bashkëpunimi i Dhurata Dora me Soolking me titullin “Zemër”, është gjithashtu një ndër këngët më të bukura të klikuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo këngë ka arritur 447 Milion klikime në Youtube.

Dhe sigurisht nuk mund të lëmë pa përmendur Era Istrefi me këngën e saj “Bon Bon”, e cila është hiti i saj më i suksesshëm që e bëri të famshme ndërkombëtarisht dhe i dha një kthesë shumë të rëndësishme karrierës së saj. Kjo këngë numëron 754 Milion klikime në Youtube dhe qindra mijëra komente nga i gjithë globi. Edhe pse Era e ka publikuar edhe në versionin anglisht, versioni shqip është ai i cili ka marrë vëmendjen e publikut.

Këngët e plota mund ti ndiqni sot në Melody TV, në orën 20:00.