“3 from 1” me artistë nga Shkodra

Lajme

“3 from 1” na çon sot në një nga qytetet më të bukura shqiptare, Shkodra.

Qyteti i Shkodrës është i famshëm jo vetëm për liqenin, arkitekturën e veçant, kulturën por edhe për artistët e qytetit të cilë gjithmonë kanë qënë me zë.

Sot do të përmendim tre artistë nga ky qytetet, të cilët jo vetëm janë emra të njohur të muzikës por gjithashtu nëpërmjet muzikës së tyre kanë ruajtur origjinalitetin e artit të këtij qyteti.

Bujar Qamili, ikona e qytetit të Shkodrës, të cilin mund të themi me bindje se kur përmendet emri i tij direkt të shkon mendja në Shkodër. Sot do të sjellim një nga këngët e tij më të famshme me titullin “Hej goce çfarë po ban”.

Eli Malaj, një tjetër zë brilant, e cila gjithashtu është një ndër artistet më në zë nga ky qytet dhe e përçon muzikën esaj të bukur edhe jashtë vendit nëpërmjet koncerteve dhe eventeve të muzikës live kudo në Evropë. Sot do të dëgjojmë këngën me titull “Hajde naqe Hajde”

Indrit Mlika, i cili i ka kushtuar disa këngë qyetit të Shkodrës është një tjetër emër i njohur shkodran. Ai gjithashtu është i angazhuar brenda dhe jashtë vendit duke e kaluar muzikën shkodrane jashtë kufinjve për ti sjellë emocione pa fund publikur shqiptar në koncerte dhe evente të muzikës live. Sot do të dëgjojmë këngën me titull “O sa mirë me ken Shkodran”.

Këngët e plota i ndiqni në Melody TV sot, në orën 20:00.