“Po i çoni artistët në gjendje të mjerë”, revoltohet Stefi Prifti

Lajme

U bënë dy muaj nga momenti i fillimit të karantinimit dhe përpos kujdesit nga infektimi nga virusi, një tjetër shqetësim shumë i madh është dëmi ekonomik i cili do të shoqërojë këtë situatë.

Artistët gjithashtu kanë ndjerë humbjet financiare dhe vështirësitë që do të sjellë kjo periudhë, e cila ende nuk dihet sa do të zgjasë.

Një tjetër artist i muzikës, Stefi Prifti, ka reaguar për situatën financiare që i pret:

“Ok, e kuptojmë emergjencën e një pjese të popullsisë së varfër dhe shpesh mbështesim sa mundemi këtë shtresë në nevojë, por kjo nuk do të thotë t’i çojnë edhe artistët në gjendje të mjere, të papërkrahur dhe të injoruar!
Ja po durojmë edhe një muaj tjetër ne, po kush na siguron se pastaj fillojmë pune? Askush! Ku e dimë ne se kur do marrim rrogën e parë? Ne nuk jemi as kaq të pasur dhe as armiq të vendit..! Shtetasit shqiptarë duhet të kenë të drejta të barabarta në të tilla raste.”- tha Stefi Prifti.

Deri më tani të gjitha eventet që përfshijnë grumbullimin e njerëzve përfshirë këtu lokalet, koncertet apo dasmat (për këngëtarët janë burimi kryesor i të ardhurave) do të qëndrojnë të mbyllura pë një afat ende të pacaktuar.