“Po t’dhemb zemra”: Era Rusi dhe Rei Bezhani vijnë me një super këngë!

Lajme

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Era Rusi ka publikuar këngën më të re në bashkëpunim me këngëtarin Rei Bezhani.

Projekti i tyre muzikor titullohet “Po t’dhemb zemra”, një këngë shumë e bukur e cila të bën për vete që në dëgjimin e parë, dhe jemi të bindur që do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë verës.

Ndërkohë kënga vjen edhe me një videoklip të realizuar më së miri. Muzika e “Po t’dhemb zemra” është punuar nga Enis Mullaj, ndërkohë që teksti i këngës nga Eriona Rushiti.

Më herë në një intervistë te dhene, Era Rusi bëri me dije se ka gati 3 projekte muzikore për sezonin veror, ndaj na mbetet të presim dy projektet e tjera.. “Po kemi në plan që këtë verë do të lançojmë rreth 3 materiale të reja. Nuk po ju tregoj më shumë. Kam në plan edhe bashkëpunime”.