Irini Qirjako me imazh pornostareje

Lajme

Personazhet publike janë gjithmonë në qendër të vëmëndjes, sidomos artistët.

Publiku shikon me vëmëndje çdo detaj të tyre, veçanërisht look-un. Dhe për këtë arsye gjithmonë i shohim të kuruar në çdo dalje në publik. Por ndonjëherë edhe atyre i shpëton ndonjë gjë… siç ka ndodhur me këngëtaren Irini Qirjako.

Në videoklipin e saj me titull “Nuse moj sorkalle”, ajo shfaqet e veshur me një bluzë në të cilën është imazhi një i ylli pornoje.

Në një interviste në emisionin “Mes yjesh” e pyetur nëse ajo kishte djeni për këtë detaj para se të xhironte ajo tregoi se bluzën e kish blerë në Greqi dhe nuk e dinte. Këtë detaj e kishte zbuluar e bija pasi ishte publikuar klipi.

Gjithashtu me pozitivitetin që e karakterizon ajo dukej se këtë detaj e kishte marrë shumë me të qeshur.