Dafina shpërthen keq për Arbër Bytyqin dhe ia thotë të gjitha

Lajme

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka shpërthyer në rrjetet sociale kundër make-up artistit Arbër Bytyqi. Ajo ka ndarë në Instastory një foto që ai kishte publikuar në profilin e tij, krahas së cilës këngëtarja i kërkon publikisht që të mos publikojë më foto të saj, pasi nuk punojnë më bashkë.

Ndër të tjera ajo e cilëson Bytyqin si gënjeshtar dhe njeri fallco.

“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”– thuhet në postimin e plotë të Dafinës.