Blleki dhe Dj Kond risjellin në vëmendje “Kush të ndau prej meje” të Shpat Kasapit

Lajme

Blleki, emri i vërtetë i të cilit është Flamur Rukovci është këngëtar i njohur, jeton dhe vepron ne Gjilan.

Blleki këndon muzikë rap të ashpër “underground”, ku tregon në përgjithësi jetën e shumicës së rinisë që e kalojnë në stilin “Gangsta”. Punon pa u ndalur dhe padyshim që së shpejti do të njihet edhe më shumë dhe mendohet se do të jetë e ardhmja e repit shqiptar.

Së fundmi, Blleki ka bashkuar fuqitë me Dj Kont për projektin më të ri muzikor të titulluar “Kush të ndau prej meje”.

Dyshja e talentuar ka vendosur që në këtë këngë të sjellë një pjesë së këngës së njohur të Shpat Kasapit po me të njëtin titull.

Faleminderit Shpat Kasapi që na lejoi ta përdorim një pjesë të refrenit nga kënga e tij “Kush të ndau prej meje””, ka shkruar Blleki në një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, teksa ka promovuar këtë projekt muzikor.

E publikuar në mesin e muajit dhjetor, kjo këngë ka marrë mjaft komente pozitive nga publiku shqiptar, duke vlerësuar stilin e Blleki dhe Dj Kont.