Klodiana Vata

Klodiana Vata ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogël, ekzaktësisht kur ishte vetëm 6-vjeç. Ajo ka qënë pjesë e disa konkurseve muzikore, ku është vlerësuar edhe me çmime.

Klodiana, e cila ka qënë gjithashtu edhe një nga ish-konkurrentet e “The Voice Kids”, ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete jashtë Shqipërisë, ku ka fituar çmimin e parë në Festivalin Ballkanik për Fëmijë, organizuar në Shkup. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në disa evente muzikore si Paris, Mantova dhe së shpejti në Brazil.

Klodiana është gjithashtu një ndër prezantueset më të reja në Top Albania Radio, e cila drejton cdo ditë programin “Live From Tirana”.

Por nuk mbaron me kaq, Klodiana ka marrë pjesë edhe në një film, i cili pritet të publikohet së shpejti.