Antarët e "La Familia": "Guri i rëndë peshon në vend të vet"

Antarët e “La Familia”: “Guri i rëndë peshon në vend të vet”

Lajme

Brenda një periudhe të shkurtër kohore, “La Familia” u shndërrua në një ndër këngët më të transmetuara në radiot dhe televizionet shqiptare, po ashtu arriti të pozicionohej mjaft mirë në klasifikimin muzikor të “The Top List”.

Por pse artistët e “La Familia”, Romeo, Fibo, Soze, B1N0 & B.O.K. kanë zgjedhur të prezantohen në tregun muzikor shqiptare, ndërkohë që disa prej tyre kanë lindur në Angli?

Të kontaktuar nga Melody TV në lidhje me arsyen se pse kanë vendosur të promovojnë muzikën në Shqipëri, përgjigjia është kjo:

Sic thotë edhe populli:“Guri i rëndë peshon në vend të vet”. Gjithsesi asgjë nuk eeshtë kurrë aq e thjeshtë. Ne, komplet si label, jemi të besimit që muzika mund të shërbejë në shumë mënyra si argetim, zbavitje, motivim, shprehje ndjenjash dhe pse jo, shërim plagësh ose dhimbje.

Pavarësisht nga projekti “La Familia” që ishte kryesisht komercial, artistët tanë kanë këngë dashurie, për jetën dhe dhimbjen si “DIJE” nga Soze ose e fundit “Pa Dashni” nga Romeo.

Duke patur këto parasysh, secili prej nesh e ndjen veten shqiptar dhe neese na jepet mundësia që një publiku t’ju dhurojmë pak argetim, ta motivojmë ose ta ndihmojmë të shërojë një plagë, atëherë Shqipeeria është kandidatja e parë.

Çdo shqiptar që bën muzikë jashtë Shqipërisë, ka një stil ndryshe nga çfarë egziston në industri. “Missing Link Entertainment” në Angli mban stafeteen për stile të ndryshme dhe ndihmesën e deportimit të këtyre stileve në Shqipëri.

Të gjithë artistët tanë mund të shkruajnë dhe të performojnë në dy ose tre gjuh minimumi, gjë e cila na vendos në pozitë të fort, që në të ardhmen, mund edhe të deportojmë në industrinë angleze ose italiane por për momentin, industria shqiptare është plotësisht nën shënjestrën e “Missing Link Entertainment”.