9 vite pa DR Florin, vëllai tij bën dedikimin prekës: “Hapa dritaren e vogël dhe prisja të vije…”

Lajme

Ndarja nga jeta e Dr Florit 9 vite më parë, ka qenë një humbje jo vetëm për familjarët por gjithshtu edhe për artin shqiptar, i cili humbi një prej artistëve tepër të talentuar.

Dita e sotme, e cila shënon pikërisht 9 vite që nga ndarja nga jeta e artistit, ka trishtuar shumë vëllain e DR Florit, Alban Kondi, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke prekur me fjalët e tij.

“Ca copëza tekstesh. Sot 17.11.2023 u bënë 9 vite pa ty… çfarë ditësh të mbushura me lot malli, trishimi e gëzimi”.

“Sot ndalova në oborrin e shtëpisë tonë të vjetër, hipa shkallët, hapa derën dhe shkova të dritarja ku i vogël dilja e prisja që ti të vije nga shkolla në shtëpi. Unë atëherë si kisha më shumë se 6 vjec e ty të shihja si superheroin tim. Një ndjesi e thellë zbrazëtie më pushtoi e një mall i madh për të kaluarat e humbura”.

“Po kujtoja ditët e lumtura të fëmijërisë, dhe ndjesia ishte aq e fortë sa m’u duk sikur ajo dhomë ishte plot me jetë e ne ishim në të njejtin vend duke u çmallur e përqafuar. Në sfond ishte muzika klasike që vinte babi e mbi komodinë copëza tekstesh që më vonë do ktheheshin në vargje e melodi që do shënjonin breza”.

“Uroj që Florani vogël të jetë për Blinin njëjt siç ishe ti për mua e Blini më i denjë siç isha unë për ty. Më ka marrë malli shumë…”