Zbulohet i dashuri biznesmen i Gentës

Lajme

Ka kohë që media mundohet të zbulojë diçka më shumë rreth të dashurit misterioz të Gentës. Prej disa ditësh po qarkullon një video dhe foto të saj, të cilat mendohet se janë me partnerin, një biznesmen turk.

Dhe më në fund është zbuluar për kë bëhet fjalë.

Husen, është 39 vjeç, dhe jeton mes Turqisë dhe Zvicrës, ku ka bizneset e tij. Në videon që qarkulloi online Genta dhe Husen po kërcenin së bashku në një club nate dhe dukej se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin.

Portretin e plotë të tij nuk e kishim parë, deri më tani. Së fundmi në media është publikuar një foto e dyshes ku të dy dukeshin shumë qartë. Në foton në fjalë, Genta dhe Husen janë duke qeshur dhe duken mjaft mirë me njëri-tjetrin.