Zana Mustafa vjen me një dedikim të zjarrtë për festat e Nëntorit

Lajme

Artistja e dashur e tregut muzikor shqiptar, Zana Mustafa, ka vendosur të bashkojë të gjithë shqiptarët me projektin e saj më të ri muzikor “Kosove-Shqipni“. Këngëtarja e talentuar, e cila numëron shumë vite karrierë muzikore, ka ardhur me një dedikim të zjarrtë për festat e Nëntorit, “Ditën e Clirimit” dhe “Festën e Pavarësisë”.

E kontaktuar nga Melody TV, Zana Mustafa ka zbuluar më shumë për projektin e saj më të ri muzikor, të cilin mund ta dëgjoni në cdo orë në programacionin e Melody TV.

Melody TV: Sa kohe keni punuar per kengen “Kosove-Shqipni”?

Zana Mustafa: Në fakt këngë “Kosove-Shqipni” është punuar në një kohë rekord, brenda tre ditëve. Së bashku me studion “Global Records” kemi arritur të përfundojmë këtë projekt që është një ndër më të preferuarit e mi.

Melody TV: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin e kësaj kënge? Ku është xhiruar?

Zana Mustafa: Sa i përket tekstit, muzikës dhe orkestrimit është përkujdesur në mënyrë të vecantë, kompozitori Alban Arifi, i cili duket se ka dhënë shpirtin për këtë këngë, ashtu si edhe unë. Ndërsa xhirimet e klipit janë realizuar në Kruje dhe Peze nga “Dart Channel”.

Melody TV: A është kjo këngë një dedikim për festat e Nëntorit?

Zana Mustafa: “Kosove-Shqipni” është një këngë që përfshin të gjitha trevat shqiptare, të cilat gëzojnë për 28-29 Nëntorin. Sigurisht që është një dedikim për këto festa prandaj dhe vendosa ta publikoj këtë muaj.

Melody TV: Një mesazh për të gjithë ata që dëgjojnë muzikën tënde?

Zana Mustafa: Dua t’i përshëndes dhe t’i falenderoj të gjitha atë që dëgjojnë muzikën time dhe që më mbështesin në cdo projekt timin muzikor. Ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë dhe do të jem vetvetja. Do vazhdoj të sjell për ju këngë mjaft të bukura.