Karantina na ka izoluar në shtëpi të gjithëve.
Duket se rrjetet sociale janë alternativa më e mirë për të shtyrë kohën apo për të lexuar ndonjë thashethem për të famshmit tanë, vipa-t të cilët si të gjithë ne po kalojnë kohë në izolim.
Sigurisht që me kaq shumë kohë në dispozicion brenda në shtëpi, të gjitha gratë kanë përfituar nga rasti për tu marrë me shtëpinë, për të bërë ato punët “me themel” që nuk premton koha për ti bërë kur je në punë. E pikërisht për to Zajmina Vasjari ka një mesazh për të gjitha gratë në izolim.
Ajo ka postuar një foto ku shkruan:
“Pra ti lan, shplan, gatuan, merr pluhurat, hekuros, ke dhe një fëmijë që do shumë përkujdesje dhe dashuri… poor kurrë mos harro të duash dhe veten dhe të përkujdesesh për të. Mos u bë shok me burrin në karantinë, rri po ajo që atij ti bëjnë sytë ? kur të shikon ??♀️”
Shkrimin ajo e shoqëron me një foto ku shfaqet super në formë dhe shumë sexy.
Ehh sa nga ju vishen kështu për në shtëpi?