Ylli Limani ka frikë nga mamaja e tij?! “Mos ia tregoni mamit këto fotot…”

Lajme

Ditën e djeshme, mamaja e artistit kosovar, Ylli Limani festoi ditëlindjen e saj dhe sigurisht që këngëtari e uroi me anë të një InstaStory ku shkroi fjalët më të ëmbla, ku i referohet asaj si pika e tij e dobët.

Pika ime e dobët, Mam! Urime ditëlindjen! Jetofsh sa më gjatë! Të dua!


Në shumë intervista, Ylli ka zbuluar se e ëma është personi më i rëndësishëm për të dhe se ai nuk i fsheh asgjë, por mesa duket nuk qenka plotësisht kështu pasi mamaja e tij nuk di një ves të Limanit.

Artisti i shokoi të gjithë pas publikimit të disa fotove në Instagram-in e tij, ku ai shfaqej mbi një makinë duke mbajtur në dorë një cigare dhe një gotë alkooli.

Përkrah postimit ai kishte shkruar se ato foto nuk duhet t’ia dërgonin mamasë së tij, por kjo gjë nuk u zbatua nga të gjithë.


Mamaja e tij i ka dërguar menjëherë mesazh duke i thënë se duhet t’i fshijë menjëherë fotot dhe se nuk i ka pëlqyer veprimi i të birit. Mesazhet i ka shpërndarë vetë Ylli ku dhe shihet përgjigja e tij që e refuzon si opsion.

Tags: , , , , , , ,