Ylli Baka sjell sot 5 prej këngëve më të bukura të tij

Lajme

Ylli Baka është një emër mjaft i dashur dhe i njohur për publikun shqiptar, i cili numëron projekte të shumta në karrierën e tij disa vjecare.

“Vallja e Hajdutëve” është një prej projekteve mjaft të njohura të artistit, i publikuar rreth 7 vite më parë.

“Jam Fisnik Dem Baba Dem” është një tjetër këngë e dashur për fansat e Ylli Bakaj, e cila ka dalë në treg gjithashtu rreth 7 vite më parë.

“Sa e Dua Shqipërinë” është një dedikim i mrekullueshëm i sjellë nga Ylli Baka, i cili i ka kënduar me shumë dashuri Shqipërisë.

“Mirëmëngjes Nëna Ime” është një nga prurjet më të reja të kësaj “Top 5”, e cila është publikuar rreth 8 muaj më parë.

“Dasma ime” është një projekt të cilin Ylli Baka e ka sjellë në bashkëpunim me Era Rusin, e cila është publikuar në vitin 2018-të.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV