I ftuar në emisionin më të dashur të mëngjesit, “Wake Up” ishte këngëtari i muzikës popullore, më i preferuar nga publiku, Ylli Baka.
Ku gjatë intervistës së tij, tregoi se njerëzit muzikë duan dhe sidomos gjatë fundjavës.
Duke ditur sukseset e shumta të këngëtarit, të gjithë mendojmë se ai është një ndër këngëtarët më të paguar të Shqipërisë, por ai zbuloi të kundërtën, gjë që na shokoi.
Ky vend kaq i vogël është, nuk mund të kemi ato çmime që flasin…
Ai gjithashtu u shpreh se nuk bënte kompromise, bashkëpunimet e tij janë me këngëtarë të mirëfilltë dhe artistë të cilët i vlerëson shumë. Baka tha që mos të prisnim shumë nga këngëtarët e këngës popullore, sepse rinia është më shumë e fokusuar tek artistët e rinj apo reperët.
Ylli Baka tregoi për të gjithë ne se cilat zona në Shqipëri janë më dorëlëshuar kur bëhet fjalë për muzikën.
Po mesi i Shqipërisë, edhe Fieri, apo Kavaja.