Ylfet Tafaj ka prezantuar për publikun këngën e tij më të re dhe është një këngë që të emocion pafund sa herë që e dëgjon. I kontaktuar nga Melody TV, Ylfeti ka shpjeguar më shumë sa i përket këtij projekti muzikor, i cili është një ndër këngët më të transmetuara në Melody TV.
Melody TV: Pse vendosët t’i kushtonit një këngë “Gurbetit”? Ju mungon shumë vendlindja?
Ylfet Tafaj: Kuptohet që kurbeti është një plagë e madhe e shoqërisë sonë, të cilën po e përjetoj. Kjo këngë është realizuar si një përshëndetje dhe messazh për të gjithë vëllezërit dhe motrat që jetojnë ën vende të ndryshme të botës. Po ashtu është dhe një përshëndetje për prindërit tanë që më së shumti po e përjetojnë këtë dhimbje.
Melody TV: Me cilët ke bashkëpunuar për këtë projekt muzikor?
Ylfet Tafaj: Për realizimin e kësaj kënge kam bashkëpunuar me “DE VOX”, i cili ka bërë muzikën ndërsa teksin e kam punuar unë. Miks dhe master është punë e Sajmir Qemalia ndërsa klipi është punuar nga “Studio Qemaljia” në Londër.
Melody Tv: Një tekst mjaft prekës, keni marrë shumë reagime nga të gjithë ato nëna që ndjejnë mungesën e fëmijëve të tyre?
Ylfet Tafaj: Komentet kanë qënë mjaft pozitive kështu që dëshiroj t’i falenderoj të gjithë. Gjithashtu dua t’i uroj të gjitha nënat shqiptare dhe të falenderoj bashkëkombasit e mi për të gjithë mbështetjen.
Melody TV: Po punoni për projekte të reja?
Ylfet Tafaj: Puna për projektet e reja ka nisur dhe shpresoj që publiku ta mirëpresë.