Xhensila Pere i shkatërron dasmën këngëtares shqiptare!

Lajme

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare Xheisara ka kurorëzuar lidhjen e saj me dashurinë misterioze. Por kjo martesë ka qenë komplet e fshehtë dhe private, por jo të gjithë të ftuarit e kanë respektuar dëshirën e këngëtares dhe kanë postuar foto nga ceremonia.

Xheisara nuk ka folur kurrë për partnerin e saj, identiteti i të cilit mbetet sekret. Gjithsesi, nga pamjet e publikuara ajo duket shumë e lumtur krah tij teksa e përqafonte.

Ajo që bëri bujë dhe i la të gjithë të befasuar, ishte momenti i hedhjes së buqetës me lule nga nusja. Gjatë momentit që artistja po hidhte buqetën tek shoqërueset, një ndër mikeshat e saj, Xhensila Pere u shkëput nga grupi dhe teksa largohej drejtoi gishtin e mesit, duke injoruar të gjithë situatën.

Një gjest i tillë është komentuar shumë nga ndjekësit dhe fansat e këngëtares, pasi ata mendojnë se ky veprim u bë me qëllim për të prishur dasmën e shoqës së ngushtë. Nga ana tjetër, duket qartë që Pere e ka bërë vetëm për arsyen që nuk synon të martohet dhe nuk dëshironte të kapte buqetën.

Kujtojmë se mes tyre ka dhe pak rivalitet, pasi në një intervistë të dhënë nga Xhensila, ajo ka shprehur se këngëtarja është një ndër personazhet që e ka zhgënjyer më së shumti, kjo prej faktit sepse sipas saj ajo ndan çifte.

Më ka zhgënjyer Xheisara. Nuk më pëlqen që bëhet shkak për ndarje çiftesh

Ndërsa Xheisara i ka kthyer përgjigje me anë të një postimi në Instagram, ku kishte shkruar se nuk e priste këtë koment nga mikja e saj dhe se ere duhet të shqetësohet më shumë për burrin e saj e jo të të tjerëve.

E di që të gjithë jeni të habitur më përgjigjen e Xhensilës. Askush, nisur dhe nga unë, nuk e priste që mikja ime prej shumë vitesh të tregohej kaq e sinqertë në atë lloj forme. E dashur Xhensila! Bën mirë të heqësh dorë nga të qenurit ‘Nënë Tereza’ dhe merakosu për burrin tënd dhe lëri burrat e botës, se e gjejnë direkt ngushëllimin!

Tags: , , , , ,