Xhensila Myrtezaj konfirmon ndarjen: “Lotët më mësuan se si të jem e fortë vetëm”

Lajme

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Lotët”.

Ndërkohë që ka kaluar vetëm një muaj nga publikimi i saj më i fundit, “Zemër e Helmuar”, Myrtezaj ka vendosur që në këngën e saj më të re, të vijë me një tekst që shumë fansa pretendojnë se është një dedikim për Bes Kallakun, me të cilin prej kohësh përflitet se janë ndarë.

Shumë komentues në rrjetet sociale janë shprehur se kjo këngë është në një farë mënyrë një konfirmim për ndarjen e shumë përfolur të çiftit.

“Lotët më mësuan se si të jem e fortë vetëm“, kështu nis videoja e shoqëruese e këngës “Lotët”. Gjithashtu mes rreshtave thuhet se “doje të më jepjë mbiemrin, m’the ske për tia dalë, jetën ti nuk ma ndal”.

Ndërsa bashkangjitur klipit promovues në Instagram, Xhensila shkruan: LOTET …Krijimi im më i ri. Eshtë një projekt kaq me vlerë për mua sepse eshte krijuar kur brenda meje po rritej Amen… Përfundimisht nuk ka FUQI më të madhe njerëzore se ajo E GRUAS, E NENES DHE E FEMRES. Sido që të jetë koha brenda jush, luftoni dhe mbroni ëndrrën tuaj deri në fund. Kjo këngë është një “ULERIME SHPIRTI”. Dhe uroj të vijë te ju me të njëjtin emocion sic është krijuar. Engli Versa, faleminderit që zbërtheve shpirtin tim nëpërmjet melodisë tënde.