Videoklipet më të veçanta të publikuara derimë tani…

Lajme

Min3 – RHLM është një tjetër video, e cila është konsideruar mjaft e vecantë nga publiku shqiptar. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, të cilën mund ta gjeni këtu, Min3 ka shpjeguar se veshja e maskës nënkupton grabitje ( jo grabitje në kuptimin e keq të fjalës), për të më dërguar përballë një plasme magjike, ku ai të ishte sa më real përball vajzës që gjendet në klip.

Ajo është një ndër artistet që gjithmonë ka bërë dallimin sa i përket rëndësisë që ajo tregon në përgatitjen e videoklipeve të këngëve. Shumica e klipeve të saj kanë ardhur në formën e filmave më metrazh të shkurtër, duke e trajtuar temën e këngës deri në detaje. “Million $” titullohet projekti më i ri muzikor i Dafina Zeqirit, i cili ka tërhequr mënjëherë vëmendjen, duke u shndërruar në një ndër këngët më të përfolura të artistes dhe shkak për të është bërë videoklipi. Klipi i kësaj kënge është padiskutim një ndër më të cuditshmit e saj, aq sa bëri lëmsh një media të tërë, të cilat aluduan se Dafina i kishte dhënë fund beqarisë. Në klipin promovues, Dafina dukej sikur do të sillte një këngë tradicionale por në fakt ishte krejtësisht ndryshe. Pavarësisht se “Million $” nis me muzikë tradicionale shqiptare dhe me Dafinën të veshur me një kostum tradicional nuseje, kënga në fakti i përket një zhanri muzikor dhe një tematike krejtësisht ndryshe.

Një tjetër video tepër e vecantë të Dafina Zeqirit është konsideruar edhe “Merri Krejt”, një prodhim muzikor në shkurtin e këtij viti. Në këtë video muzikore, këngëtarja ka sjellë një klip që të jep më shumë përshtypjen e një filmi me metrazh të shkurtër.  Videoja muzikore tregon Dafinën, e cila krijon një robot që është pikërisht vetja e saj. Pas gjithë përpjekjeve që Dafina bën që ta sjellë në jetë, ajo më në fund ja arrin qëllimit por përfundon duke u vrarë nga ky robotDetaje të tjera të videos mund t’i gjeni këtu.

Por duket se kohët e fundit videoklipeve po ju kushtohet një rëndësi tepër e madhe, ku shumë artistë madje zgjedhin të mos paraqiten fare në klip, për ta bërë atë akoma dhe më interesante. I tillë është një ndër hyrjet e reja të kësaj jave në “The Top List” dhe bëhet fjalë për këngën “God fell in love with a stripper” nga Nëna Parti, në klipin e të cilin shfaqen dy balerinë që performojnë, duke treguar një histori me lëvizjet e tyre.

Alban Ramosaj– I Nat Ma Fal është një tjetër klip mjaft i komentuar, për të cilin Albani është frymëzuar nga filmat horror dhe leximi i librave satanik i vitit 1412-të. Intervistën e Albanit rreth këtij projekti muzikor mund ta gjeni këtu.

Ndërsa rreth 4 vite më parë, koncepti i realizimit të klipeve ka qënë krejt ndryshe, kujtojmë këtu që në ceremoninë e “Top Music Awards”, Capital T fitoi cmimin “Video of the Year” për këngë “Hitman”. Ai dhuroi gjithashtu një performancë të shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së cmimeve të cilën mund ta gjeni këtu.