VIDEO/ Propozimi i ëmbël për martesë në koncertin e Alban Skënderaj

Lajme

ropozimet për martesë nëpër kon certet e artistëve botërorë tashmë janë shndërruar në një trend dhe mesa duket, ppjesë e këtij trendi janë bërë edhe dy të rinj, të cilët janë bërë menjëherë viral në internet.

Ka qenë aritsti i njohur, ai që ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, në të cilën shihet një djalë teksa i ulet në gjynjë të dashurës së tij, duke e propozuar për martesë.

Nën tingujt e këngës së njohur të dashurisë “Unë dhe Ti”, vajza shihet tepër e lumtur teksa e puth dhe sigurisht që mes emocioneve ajo ka thënë “po”.

Dhe pse nuk njihemi u emocionova kur e pashë këtë video! Ju të dy s’keni aspak nevojë por prapëseprapë ndihem pak në “faj” që jua mora disi “vëmendjen” në këtë moment magjik ndaj ky postim është i gjithi një dedikim për ju! Bekime e qofshi gjithë jetën krahë për krahë njëri-tjetrit“, shkruan Albani bashkanjitur videos.