Klikimet në Youtube janë një ndër treguesit më të rëndësishëm në suksesin e artistëve.
Sa më shumë klikime aq më e suksesshme kënga… Por një ndër debatet e shpeshta në lidhje me këtë çeshtje është: Sa të vërteta janë këto klikime?
Shumë artistë akuzojnë kolegë se i “blejnë” klikimet në Youtube dhe mashtrojnë publikun për sukseset e tyre.
E fundit që ka “akuzuar” është artistja shumë e njohur Vida Kunora.
Nëpërmjet një postimi në profilin e saj Instagram, ajo ka shkruar:
“2 milion klikime, faleminderit pafund dhe këto BIO të pa-blera me pare (Jo si disa pseudo-këngëtare që sa nxjerrin një këngë i arrijnë menjëherë 1 milion…) Ashtu e thashë kot sa për kujtesë!!!” – është shprehur ajo.
Epo për kë e ka konkretisht nuk e dimë, do të themi si ajo e shprehja “kujt ti djegi, le ta mbajë”…