Endri dhe Stefi Prifti janë padiskutim dy prej vëllezërve më të famshëm të tregun muzikor shqiptar, projektet e të cilëve tërheqin menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Dyshja e talentuar ka vendosur që për këto festa të fundvitit të sjellin një dhuratë për të gjithë fansat e tyre.
“Vetëm një natë” mban titullin kënga më e re e Endrit dhe Stefit, e cila ka ardhur vetëm pak ditë pata ndërrimit të viteve.
Kjo këngë në fakt është tepër e vecantë për dy artistët por vecanërisht për Stefin pasi vajza e tij Maria Prifti ka qenë gjithashtu pjesë e këtij projekti muzikor.
“Me vajzën time Maria Prifti, që me zërin e saj hyjnor e ka zbukuruar këtë këngë të bukur të shkruar nga Mihallaq Andrea”, ka shkruar Stefi në klipin promovues të këngës.
Stefi ka sqaruar gjithashtu se vajza tjetër e tij, Joana ka zbukuruar klipin me prezencën e saj.
Mos harroni ta dëgjoni këtë projekt muzikor në Melody TV, në kanalin 112 në Digitalb.