Vesa Luma është padiskutim një ndër këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, e cila ka rrëmbyer zemrat e tyre që me fillimet e saj në “Ethet e se Premtes”. Pjesëmarrja e saj në “Top Fest” krijoi padiskutim një afeksion të madh në mbarë Shqiptarinë me këngën e saj, “Luaj”, e cila ende vijon të dëgjohet nga publiku shqiptar.
Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare,për shkak se viteve të fundit ajo ka jetuar në Zelandën e Re, Vesa ka bërë një rikthim të rëndësishëm, duke sjellë recitalin e saj “Pike Vese”, i cili rezultoi një sukses i vërtet për artisten.
Në një intervistë të dhënë së fundmi,”Natën me Aulonën”, Vesa ka folur për rikthimin e saj në Shqipëri, për karrierën, për familjen, duke zbuluar më shumë detaje për të gjithë adhuruesit e muzikës së saj.
Vesa ka folur gjithashtu edhe për këngëtaren e njohur, Tayna, të cilën e ka konsideruar si mosmirënjohëse. Këngëtarja ka treguar se pavarësisht faktit se e ka mbështetur në fillimet e muzikës së saj, Tayna, nuk i ka folur teksa të dyja kanë qenë në ambjente të përbashkëta.
“Në fillim kur ka dalë Tayna, e kam mbeshtetur shumë. Ka sjellë një trend të ri, sidomos sa i përket gocave në hip-hop. Kur e kam parë “live” dy herë, nuk më ka folur. Të më shohë në sy dhe të mos më flasë?”, ka treguar Vesa, duke lënë kështu të nënkuptohet se Tayna është treguar mosmirënjohëse për mbështetjen që Vesa i ka dhënë.