Vazhdon “telenovela” e Robert Berishës, flet ajo që u mendua se i ndau

Lajme

U përfol prej kohësh për një lidhje të mundshme midis modeles Xhesika Kadiu dhe Robert Berisha, por deri dje asnjëri nga të dy nuk kishte dalë hapur për ta konfimuar.

Por ka qënë vet modelja që ka thyer heshtjen dhe ka vendosur të flasë në lidhje me këtë gjë:

“Po, është e vërtet që kam qënë në lidhje me Robert Berishën. Nuk e kuptoj pse gjërat duhen fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzitgjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falenderoj shumë për gjithçka që më ke dhënë këtë vit që shkoi dhe do doja që gjërat të ishin ndryshme për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë” – shkruan ajo.

Kujtojmë se para disa muajsh, Robert Berisha deklaroi se nuk kisht asnjë lidhje me modelen dhe madje në një shkrim nga “Lajmi. net” në muajin Shtator 2019, ai është shpehur:

“Kur të lidhna me dikon kanë me marr vesh prej meje direkt si gjithmonë qysh i boj publike, skom qa me mshef jom beqar. Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhë për të marr pjesë në projektet tona, nëse une pi kafe me naj kolege ose qoft dikush i familjes tem… naj teze, nuk dmth që jam në lidhje me tezen tem”.

Me këtë deklaratë ai kishte hedhur poshtë çdo dyshim për një lidhje mes dyshes, po në fakt gjërat paskan qënë ndryshe pasi në deklaratën e modeles kupotojmë se ata kanë patur një lidhje mjaftueshëm të gjatë.

Por pas të gjitha aludimeve gjithashtu ka patur fjalë se edhe ndarja midis Robert Berishës dhe Nora Istrefit ka patur shkak modelen dhe këtë gjë ajo ka dashur që ta sqarojë nëpërmjet një postimi ku shkruan:

“Doja të bëja të qartë diçkaqë mos të ketë vend për paragjykime. Unë nuk prisha një martesë. Nuk prisha një familje. Lidhja ime me Robertin filloi shumë kohë pasi ai dhe gruaja e tij u ndanë. Unë jam rritur në një familje të bukur, me morale, respekt dhe më ka mësuar ta ndaj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të paragjykoni, kuptoni që këtë situatë që askush nga ju sdo e kuptojë, por ju kërkoj të mendoni para se të flisni apo të bëni akuza fallco”.

Mesa duket modelja është përballur me shumë fjalë dhe akuza dhe më në fund do të vendosi disa pika mbi i.