Valbona Mema ka folur shpesh herë për prindërit e bashkëshortit të saj, duke dhënë vlerësimet maksimale për ta.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Valbona ka bërë madje një gjest tepër të vecantë për ta, duke u përulur para tyre, si shenjë falenderimi për gjithcka që ata kanë bërë për të.
E pyetur nga drejtuesja e programit në lidhje me menaxhimin e kohës, për të qëndruar pranë fëmijëve të saj të vegjël, duke patur një karrierë mjaft të ngaruar muzikore, Valbona është përgjigjur:
“Kam patur një mbështetje edhe e kam edhe sot nga prindërit e Sokolit dhe jam shumë falenderuese për mbështetjen që më kanë dhënë. Sokoli ka dy prindër të mrekullueshëm, që edhe sot me plot gojën ju them nënë edhe babë. Më janë gjetur në momentet më të vështira të jetës. Më kanë edukuar dhe rritur fëmijët e mi kur nuk isha unë dhe sinqerisht mund t’ju ngihem dhe në këmbë dhe t’ju them faleminderit”.
Kujtojmë që gjatë pjesëmarrjes së saj në BBV, këngëtarja ka rrëfyer historinë e jetës së saj, duke treguar për brengat dhe vështirësitë me të cilat është përballur.
Ajo u ndal te njohja me bashkëshortin e saj të ndjerë dhe tregoi se sapo kishte mbaruar shkollën e mesme, kur mori pjesë në një festival dhe mes emocioneve të shumta që kishte për performancën e saj në skenë, pa për herë të parë dashurinë e jetës.