U divorcua nga bashkëshorti, Alma Bektashi: Eshtë inekzistent për mua dhe fëmijët e mi…

Lajme

Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Pavarësisht se është përpjekuar që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut, artistja shqiptare konfirmoi rreth dy vite më parë se i dha fund martesës së saj 25-vjecare.

Sipas lajmeve që qarkulluan në media, shkaku i divorcit ishte tradhtia e bashkëshortit të saj, Sokol Stafa, pasi ky i fundit kishte krijuar një lidhje dashurie me një psikologe rreth 20 vite më të re.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur është pyetur në lidhje me divorcin e saj me ish-partnerin, ajo është shprehur se nuk dëshiron të fliste për dikë që tashmë ishte inekzistent për të, duke lënë kështu të nënkuptohet se marrëdhënie me ish-bashkëshortin e saj, nuk është fort e mirë pavarësisht se kanë dy fëmijë së bashku.

Sa i përket divorcit tim nuk do të flisja për dikë që është inekzistent në jetën time dhe të fëmijëve të mi”, ka thënë artistja.

Artistja mes tjerash ka folur edhe për realitetin e hidhur shqiptar kur një grua do të ndahet nga burri.

Më vjen keq ndoshta jam pak e vrazhdë në këtë aspekt por kultura fillon nga prindërve. Ju e keni parë gjithmonë lindën pesë, gjashtë apo shtatë femra vetem për te dalë një djalë. PAstaj kur fillojnë te rriten, vajzave i jepet uji e djalit qumështi, se është vetëm një djalë, vajzat e hanë lëngun e djalit maza. Diskriminimi fillon prej nënës dhe babait”, u shpreh ajo.