U dhunua brutalisht, reagon për herë të parë reperi shqiptar

Lajme

Vetëm pak ditë më parë, më mediat sociale qarkulloi me shpejtësi një video e Sin Boy, i cili ishte “live” në momentin që disa persona të maskuar e dhunojnë brutalisht.

Lidhur më këtë ngjarje reagoi motra e reperit, e cila tregoi se Sin Boy ishte në spital pas dhunës së ushtuar ndaj tij.

Ndërkohë që një tjetër video që është bërë sot virale, reperi ka lënë të nënkuptohet se e gjitha historia është një skemë e organizuar për tregun grek.

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve, jam duke e bërë këtë video për herë të parë në gjuhën shqipe sepse gjithmonë kam folur greqisht. Nuk e kuptoni “udhëtimin” tim. Po flas për herë të parë dhe për herë të fundit. Njëhere keni besuar se nuk di të flas shqip, njëherë keni besuar që unë jam drogaxhi, njeherë keni besuar që kam vdekur dhe jam ringjallur, njëherë keni besuar që më kanë rrahur dhe nuk po di çfarë të them më. Ajo që dua të them që ajo çfarë ju shihni në internet nuk jam unë por është Sin Boy. Kjo është vetëm një lojë që jam duke bërë unë me tregun e Greqisë. Unë jam në një luftë me të gjithë tregun e Greqisë, nuk kam shokë këtu, nuk kam askënd, jam unë kundër të gjithë grekëve”, thotë ndër të tjera Sin Boy.

@sination4life

♬ original sound – Sin Boy