U bë baba pak kohë më parë, reperi shqiptar publikon për herë të parë portretin e vajzës

Lajme

Rreth një muaj më parë, reperi i njohur shqiptar, Buta, emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzi, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë baba për herë të parë.

Buta dhe partnerja e tij, të cilët janë bërë prindër të një vajze më datë 4 shkurt, kanë vendosur një emër tepër të veçantë për bekimin e tyre. Ajo do të quhet Irina Januzi.

Ditën e sotme, reperi i ka vendosur të publikojë për herë të parë fotografinë e vogëlushes së tij në një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit, ku shfaqet duke e mbajtur në krahë Irinën.

Kujtojmë se Buta ka rreth pesë vite lidhje me partneren e tij, Fjolla. Para tre vitesh ata e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Buta bëri publik lajmin se do të bëhej baba në fillim të muajit dhjetor përmes një galerie fotosh të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ku shihej së bashku me partneren e tij, e cila shfaqej me barkun e saj të rrumbullakosur.