Trixa nuk i mban mend as këngën, Albani nuk i kursen ‘thumbat’ në rrjete sociale!

Lajme

Pak javë prej fillimit të tij dhe programi më i dashur në Shqipëri “Big Brother VIP” ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë kurioz se çfarë do të ndodhë brenda shtëpisë çdo ditë e më shumë. Ditëve të fundit po përflitej rreth emrave të rinj që pritej të ishin pjesë e shtëpisë më të famshme.

Dhe banorja më e re është pikërisht ajo që prej kohësh po përflitej, bukuroshja, Beatrix Ramosaj. E teksa e gjithë familja e saj është e njohur, nuk mund të mungojë vëmendja tek vëllai i saj, Albani. Teksa së fundmi ka postuar një Instastory nga Trixa brenda shtëpisë, ai e ka ‘ironizuar’ të motrën e cila nuk mbante mend një këngë të tij.

Beatrix pati një moment harrese për këngën “T’kom dashtë” të Albanit dhe kaq ju desh të vëllait për të bërë shaka me të motrën.

Trixa Shazami, që s’i vijnë këngët e vëllait në mendje.

Para pak ditësh, këngëtarja u infektua me Covid-19. Fatmirësisht, Trixa u shërua dhe doli nga karantina, mirëpo u përball me një problem tjetër. Këngëtarja tregoi se për shkak të Covid-it shtoi në peshë.

Rreth 3 muaj më parë Beatrix-i lançoi këngën me titullin “By my side”. I gjithë teksti i këngës është në gjuhën angleze dhe ka një stil shumë të veçantë që ngjason me këngët e huaja.

Tags: , ,