Trixa ka një përgjigje për Donaldin, pas “sqarimit” që ai bëri në rrjetet sociale

Lajme

Donald Veshaj ka reaguar për herë të parë pas mbarimit të “Big Brother VIP” me një shkrim “sqarues” në profilet e tij sociale. Ai ka qënë shumë i komentuar në lidhje me marrëdhënien e krijuar brenda shtëpisë me Trixen dhe lidhjen që ka patur me Borën jashtë shtëpisë.

Ndër të tjera ai ka shkruar:

“….E ndërkohë që kamerat janë fikur, uroj të kuptoni e të respektoni që tanimë kjo është jeta ime reale e si të tillë dua ta trajtoj. Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet ti kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit, uroj që bora të shkrihet”.

Kjo deklaratë e tij duket se nuk ka kaluar pa tërhequr vemendjen e Trixës e cila gjithashtu ka reaguar:

“Shumë njerëz nuk më pëlqejnë mua sepse jam tepër e sinqertë. Më mirë të them të vërtetën dhe të më urrejnë sesa të më pëlqejnë për diçka që nuk jam”, ka shkruar ajo në Twitter.