"Top 5" sjell muzikën e bukur popullore të Romina Aliaj

“Top 5” sjell muzikën e bukur popullore të Romina Aliaj

Lajme

Ajo është një artiste mjaft e pëlqyer nga publiku shqiptar, muzika e së cilës të bën të kërcesh sa herë që e dëgjon. Pavarësisht se gjendemi në një situatë delikate për shkak të pandemisë, ne ju ftojmë të shijoni sot disa prej këngëve më të bukura të artistes Romina Aliaj.

“Dy thelleza” është një projekt muzikor mjaft i pëlqyer i Romina Aliaj, i cili luhet pafund nëpër evente. Pavarësisht se është një këngë mjaft e njohur, versioni i Rominës renditet ndër më të mirët.

“Vajzë moj lule ne maj” është një këngë e publikuar në qershorin e vitit 2019-të, një periudhë që përkon më së miri që kjo këngë të promovohet nëpër dasmat shqiptare.

“Gjemon Kenga” është një prodhim muzikor i dhjetorit të vitit 2018-të, në klipin e së cilit Romina dallohet për stilin e saj mjaft të vecantë në të veshur. Kjo është padiskutim një ndër këngët që nuk i mungon dasmave shqiptare.

“Paske lotet gure gure” është një tjetër projekt mjaft i suksesshëm i Romina Aliaj, i publikuar në mars të vitit 2019-të.

“Jam nga Vlora o vella” është publikuar në qershor të vitit 2019-të, një këngë me të cilën artistja ka bërë krenarë të gjithë vlonjatët. Artistja i ka kënduar me shumë dashuri vendlindjes së saj, qytetit të bukur, Vlorës.

Transmetimine plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00