Poni është një artiste mjaft e njohur në muzikën shqiptare, e cila ka lundruar në shumë rryma muzikore, duke fillluar nga ajo popullore deri tek baladat.
Sot në rubrikën “Top 5” kemi vendosur të sjellim 5 prej këngëve më të bukura të këngëtares, të cilat i kanë rezistuar kohës.
“Natën o vetem o” është një ndër projektet e para të Ponit, me të cilën arriti të rrëmbente zemrat e publikut shqiptar.
“Hopa Hopa” është një tjetër këngë mjaft e njohur e Ponit, e cila është publikuar në shkurtin e vitit 2013-të por që ende pëlqehet pafund nga publiku.
“Valle Labiko” është një këngë e publikuar në korrikun e vitit 2017-të . Si një labe e vërtetë, këtij “Top 5” nuk mund t’i mungonte një këngë dedikuar valleve labe.
“Njesoj” është kënga më e re në këtë “Top 5” e publikuar në qershorin e vitit 2019-të nga Poni, një këngë në të cilën artistja ka ardhur me një rrymë tjetër muzikore, ndryshe nga ajo popullore.
“Si trendafil” është një ndër këngët pjesëmarrëse të Ponit në “Top Fest 4”, një këngë e cila rezultoi mjaft e pëlqyer në atë kohë, duke u kualifikuar në natën finale.
Transmetimin e plotë të këtyre 5 këngëve mund ta ndiqni sonte në orën 20:00 në Melody TV