Top 5 me Remzie Osmani

Lajme

Remzie Osmani, një nga zërat më të bukur e artistet më të kërkuara në Kosovë dhe jo vetëm.

Ajo i ka dhuruar publikut shumë hite dhe muzikë të mirë, këngë të cilat do të mbahen mend akoma për shumë gjatë. Karriera e saj ka nisur shumë herët me daljen e saj të parë para publikut në vitin 1977. Gjithashtu një artiste e cila jo vetëm këndon live në koncerte e evente të ndryshme por gjithashtu ka marrë pjesë në festivale dhe skenat më të mira në Kosovë e Maqedoni.

Përgjatë karrierës së saj muzikore ajo numëron plot 12 albume ku i fundit daton në vitin 2009.

Në Shqipëri ajo është bërë shumë e famshme nëpërmjet këngës “Sa të deshta” e “Mos u kthe” për tu pasuar nga të gjitha hitet e tjera më pas.

Ndër këngët e saj, sot kemi përgjedhur 5:

5.“Sa të deshta”

4.“Mos u kthe”

3.“Pa hile”

2.“Gjerdanin e dashurisë”

1.“Fale dashurinë”

Cila është e preferuara juaj?