"Top 5" me një prej ikonave të muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu

“Top 5” me një prej ikonave të muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu

Lajme

Ai është një artsitë që numëron shumë vite karrierë, duke mos hequr dore dhe duke qënë ende aktiv. Bëhet fjalë për Sabri Fejzullahin, artistin që është vlerësuar me shumë cmime muzikore.

Sot në rubrikën “Top 5” kemi përzgjedhur 5 prej këngëve më të bukura të tij që i kanë rezistuar kohës.

“Lutem per ty” është një këngë që për herë të parë i është prezantuar publikut në majin e vitit 2012-të, dedikuar një dashurie të humbur.

“Goditja ne zemer” është një tjetër këngë mjaft e njohur e artistit, e publikuar në nëntorin e vitit 2013-të, e cila i është dedikuar gjithashtu një dashurie të shkuar.

“Nostalgjia” është një ndër të parat bashkëpunime që Sabri Fejzullahu dhe biri i tij, Ermal Fejzullahu kanë bërë. Kjo këngë i është dedikuar dashurisë në kohët e mëparëshme dhe krahasimi që i bëhet me kohët e sotme.

“Pranverë në Prishtinë” është një këngë që përshkruan kaq bukur Prishtinën dhe dashurinë, një ndërthurje të mrekullueshme që artisti i bën.

“Ah moj ti me syte e zi” është një ndër kongët më të njohura të Sabri Fejzullahut, e cila njihet padiskutim nga të gjithë brezat.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV