"Top 5" me një prej artistëve me shumë talente, Bojken Lako

“Top 5” me një prej artistëve me shumë talente, Bojken Lako

Lajme

Ai është autor këngësh, autor tekstesh, këngëtar, regjisor dhe shumë talente të tjera dhe është pikërisht Bojken Lako.

Në rubrikën e sotme të “Top 5” Bojken Lako do të risjellë në vëmendje disa prej këngëve të vjetra por edhe të reja.

“Merre leht” është një prej këngëve ikonë të Bojken Lakos me të cilën identifikohet, e publikuar në vitin 2001-të.

“Bulza” është një nga prodhimet e Bojken Lako Band e publikuar në vitin 2014-të.

“Dance on the Weekend” është një nga publikimet e artistit që për herë të parë erdhi me zhaner të ndryshëm muzikor, për të cilin është shprehur se në vazhdim do të jetë më i lirë, duke lëvruar në rryma të tjera muzikore.

“Home“, një tjetër prodhim i Bojken i vitit 2019-të, për të cilin ka bashkëpunuar me dyshen e talentuar, ParadoX

“Puthe Fatin” është një ndër këngët më të reja në këtë “Top 5”, e publikuar rreth dy muaj më parë. Kjo këngë është përzjedhur si kolona zanore e filmit shqiptar, “Love”.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sonte në mbrëmje në orën 20:00