"Top 5" me 5 këngët më të bukura të Klajdi Harunit

“Top 5” me këngët më të bukura të Klajdi Harunit, nga “Mamica” deri tek “Jete”

Lajme

Klajdi Haruni është një artist mjaft i pëlqyer, karriera e të cilit ka filluar duke kënduar karaoke nëpër klube të ndryshme nate.

Sot në “Top 5” kemi përzgjedhur 5 prej këngëve më të pëlqyera të tij, të cilat i kanë rezistuar kohës.

“Misteret” është një projekt i Klajdi Harunit, të cilin artisti e ka publikuar rreth 5 vite më parë.

“Vajzat e Babit” është një prodhim i vitit 2017-të, përmes të cilit Klajdi ka rrënqethur shumë vajza për marrëdhënien e tyre me baballarët.

“Mamica” ka qënë kënga pjesëmarrëse e “Top Fest 9” në vitin 2012-të, ku artisti surprizoi me performancën e tij.

“Vallja e Verës”, një publikim i vitit 2015-të, është një ndër këngët më të dëgjuara të Klajdit.

“Jetë” është një ndër këngët e publikuara më herët krahasuar më këngët e tjera të të kësaj “Top 5” dhe që është mjaft e dëgjuar dhe e pëlqyer nga publiku.