"Top 5" me këngët më të bukura të Eneda Tarifës ndër vite

“Top 5” me këngët më të bukura të Eneda Tarifës ndër vite

Lajme

Ajo është një artiste që numëron shumë vite karrierë muzikore dhe ende vazhdon të jetë një ndër këngëtaret më të preferuara në tregun muzikor shqiptar.

Sot në rubrikën “Top 5” kemi përzgjedhur disa prej këngëve më të bukura të Eneda Tarifës.

“Ika Larg” është një prodhim muzikor i vitit 2001 nga Eneda Tarifa, një këngë më të cilën këngëtarja fitoi shumë popullaritet në atë kohë.

“Thurje” është një tjetër këngë e artsites që ka shumë vite që ka dalë në treg, rreth 12 vite më parë. Pavarësisht kësaj, vazhdon të jetë një këngë që ende dëgjohet.

“Nuk ia vlen” është publikuar në dhjetorin e vitit 2018-të, një këngë në të cilën Endeda Tarifa vazhdon t’i qëndrojë besnike stilit dhe sigurisht duke i dhënën rëndësi tekstit të këngës.

“Ma zgjat doren” është kënga të cilën e shpalli artisten fituese të Këngës Magjike, një këngë që sa herë që e dëgjon, emocionet nuk janë të njëjta.

“Me veten” është një ndër këngët e “Top Fest 7”, me të cilën Eneda Tarifa fitoi vendin e parë. Edhe pse është publikuar rreth 10 vite më parë, vijon të dëgjohet dhe të transmetojë emocione pafund.

Transmetimin e plotë të këngëve mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV.