“Top 5” me këngët më të bukura të Blerina Dibra

Lajme

Sot në rubrikën “Top 5” kemi përzgjedhur të sjellim artisten Blerina Dibra, e cila numëron shumë projekte muzikore në karrierën e saj.

Këto janë disa prej projekteve më të suksesshmë të Blerina Dibrës.

“Hasi jonë” është një ndër projektet e Blerina Dibrës, e publikuar në gushtin e vitit 2017-të, një këngë dedikuar Hasit, me një tekst të mrekullueshëm.

“Koha po kalon” është një tjetër këngë mjaft e njohur e këngëtares, e publikuar rreth 4 vite më parë.

“Dashnia Ilac” është një këngë që është prezantuar për herë të parë në tetor të vitit 2016-të dhe që sigurisht nuk mund t’i mungonte kësaj përzgjedhjeje muzikore.

“Djal e gjys” është një këngë tepër e suksesshme e këngëtares, e publikuar rreth një viti më parë. Artistja ka ardhur me nota të muzikës moderne shqiptare.

“Bukurosh” është një ndër publikimet më të reja të Blerina Dibrës, i cili ka fituar menjëherë popullaritet, duke qënë një ndër këngët që kërkohet pafund në programet e ndryshme të Melody TV.

Transmetimin e plotë të #top5 mund ta ndiqni sot në orën 20:00 në Melody TV